

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, u pyet se si do të reagonte nëse një zyrtar i lartë do ta merrte në telefon për t’i thënë të ulë ritmit gjatë një hetimi për një funksionar të lartë të shtetit.
“Nuk më ka ndodhur në karrierën time që një zyrtar i lartë të guxojë të më marrë në telefon. Nëse ndodh që të ketë përpjekje për ndikim të paligjshëm, ka një ligj që e ndalon këtë. Çdo zyrtar e ka të pamundur të ndryshojë vendimmarrjen e prokurorit”, tha Xholi,
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






