Transmetuar më 11-12-2025, 11:11

TIRANE – Në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekoruar disa figura të shquara të vendit, që kanë spikatur në fusha të ndryshme.

Mes të dekoruave ishte edhe ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare, aktualisht drejtori sportiv i Milanit, që vlerësohet për arritjet e tij në fushën e sportit, si lojtar dhe drejtues.

“Sot do të jetë fjalimi im më i shkurtër. Jam shumë i emocionuar që jam këtu mes kaq figurave të shquara të kombit shqiptar. Unë vij nga një botë komplet tjetër, ajo e sportit”, ka thënë Tare pas dekorimit me Urdhrin Suprem të Shqiponjës, nga Presidenti Bajram Begaj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit