Transmetuar më 11-12-2025, 11:24

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka publikuar një listë me persona të konsideruar si më problematikët mes të huajve të ndaluar nga Shërbimi Amerikan i Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e DHS dhe ICE, nën drejtimin e zv. sekretarit Noem, po zbatojnë udhëzimet e Administratës së Presidentit Trump për largimin e personave që konsiderohen me risk të lartë, duke filluar nga ata që përbëjnë prioritet sipas vlerësimit të tyre.

Në listën e publikuar përfshihen edhe 6 shtetas shqiptarë, të cilët janë ndaluar në shtete të ndryshme të SHBA-së pas shkeljeve të ndryshme ligjore të mëparshme në zonat ku jetonin.

Këta shqiptarë rezultojnë të arrestuar:

1. Vasil Vukaj

– i dënuar më herët për një ngjarje me pasoja të rënda; ndaluar në Kaliforni.

2. Florjan Delija

FLORJAN DELIJA

– i dënuar më herët për një episod dhune; ndaluar në Nju Jork.

3. Adush Muçaj – i dënuar më herët për dhunë fizike; ndaluar në Jutah.

4. Marian Makaj

– me dënime të mëparshme për vjedhje, sjellje të papërshtatshme dhe kërcënime; ndaluar në Kaliforni.

Nga Kosova janë ndaluar gjithashtu:

5. Nikollë Lleshaj

6. Besart Hoxha

7. Aleksandër Kavaja

Një tjetër person i cilësuar si i rrezikshëm nga Homeland amerikan, është Aleksandër Kavaja, Mali i Zi.

8. Loro Popaj

Një tjetër i arrestuar është Loro Popaj që shihni në foton më poshtë:

Ai është i akuzuar për sulm të rëndë dhe grabitje.

Sipas DHS, këta persona përfshihen në kategorinë e atyre që konsiderohen prioritarë për largim nga territori amerikan për shkak të historikut të tyre ligjor. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit