Transmetuar më 11-12-2025, 10:41

Prokurori Adnan Xholi i cili kandidon për kreun e SPAK, kritikoi sot faktin se kanë kaluar tre muaj dhe ende nuk është zgjedhur kryetari i ri i Prokurorisë së Posaçme.

Xholi tha se kjo është e papranueshme dhe vuri në dukje ato që i cilësoi legjenda urbane që u ngritën këto tre muaj sipas tij, për emrin që do drejtojë SPAK-un.

Në këtë kuadër ai tha: "Brenda nesh do të zgjidhet. Ajo strukturë drejtohet dhe pa drejtues. Prokurorët janë të pavarur është menaxher, administrator, i parë në mes të barabartëve, që nuk ka asnjë lloj konpetence që të ndryshojë vendimmarrjen." /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit