Transmetuar më 11-12-2025, 10:27

Tiranë- Po zhvillohet në Tiranë procesi i shpalosjes së platformave të Kandidatëve për kreun e SPAK. ndër kandidatët është edhe Adnan Xholi.

Xholi: Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje.

Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?

Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.

Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare,

Xholi: Akoma më mirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit