Transmetuar më 11-12-2025, 09:27

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

Viktima është Qazim Lika 63 vjeç, raporton noa.al.

Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar Policinë dhe shërbimet mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit