

Aksident në ‘Kthesën e Azotikut’: Autobusi dhe Audi përplasen, automjeti del nga rruga pa pasoja në njerëz
Një aksident rrugor ka ndodhur në mëngjesin e së enjtes, 11 dhjetor, në aksin Fier–Levan, në zonën e njohur si “Kthesa e Azotikut”.
Sipas të dhënave paraprake, një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip “Audi”.
Për shkak të goditjes, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.
Pak pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të disiplinuar qarkullimin në zonë.
Autoritetet njoftojnë se hetimet do të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa trafiku në segmentin Fier–Levan është normalizuar pas ndërhyrjes së policisë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






