Transmetuar më 11-12-2025, 09:10

Shkodër: Një person gjendet pa shenja jete pranë urës së Telit, autoritetet po verifikojnë rrethanat

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

Viktima është Qazim Lika 63 vjeç, raporton noa.al.

Trupi i tij u pikas nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë Policinë dhe shërbimet mjekësore.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se personi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit