Transmetuar më 11-12-2025, 08:29

Sipas vlerësimeve fillestare, tërmeti kishte një magnitudë prej 6.5 ballë sipas shkallës Rihter

Një tërmet i ri i fortë goditi Japoninë vetëm 24 orë pas një tërmeti me magnitudë 7.6 ballë, duke plagosur të paktën 30 persona.

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë të Rihterit goditi ishullin Hokkaido, në veri të Japonisë, sipas Institutit Euro-Mesdhetar. Thellësia fokale është 57 kilometra.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme të rënda ose mundësinë e një cunami.

Japonia, e vendosur mbi pikën ku kryqëzohen katër pllaka tektonike, në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit e Oqeanit Paqësor, ka një nga nivelet më të larta të sizmicitetit në planet.

Makthi i "megalomania"-s

Arkipelagu me 125 milionë banorë përjeton rreth 1,500 tërmete të ndjeshme në vit. Shumica janë të dobëta, por dëmet ndryshojnë në varësi të epiqendrës dhe tokës.

Në janar, një grup ekspertësh që këshillonin qeverinë rriti paksa probabilitetin e një tërmeti të madh në çarjen Nankai, pranë brigjeve të Japonisë, brenda tridhjetë viteve të ardhshme: e rriti atë në 75-82%.

Qeveria më pas publikoi një vlerësim të ri në mars, duke treguar se një "megatërmet" i tillë dhe cunami që do të shkaktonte mund të vrisnin deri në 298,000 njerëz dhe të shkaktonin dëme me vlerë deri në 2 trilionë dollarë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit