

SPANJE – Fitore e madhe e Manchester City-t në ‘Santiago Bernabeu’. Skuadra e Pep Guardiolës edhe pse pësoi gol e para (shënoi Rodrygo), ia foli të kthente rezultatin në favorin e saj që në pjesën e parë me O’Reily dhe Haaland, ndërsa fraksioni i dytë nuk pati ndryshim rezulatati. Një humbje që e komplinon edhe më shumë pozitën e trajnerit Xabi Alonso në krye të madrilënëve.
Real Madridi ka nisur fuqishëm sfidën kundër Manchester City-t, duke dominuar minutat e para dhe duke gjetur avantazhin pas 28 minutash. Goli erdhi pas një aksioni të shkëlqyer: Jude Bellingham pa hapësirën e duhur dhe shërbeu një pasim perfekt për Rodrygo, i cili brenda zonës tregoi qetësi dhe saktësi, duke dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë për 1-0.
Ndeshja kishte shpërthyer që në minutat e para. Në minutën e 3-të, Real Madridi mendoi se fitoi një penallti, por pas rishikimit në VAR-it, vendimi u anulua dhe loja vazhdoi.
Vetëm një minutë më pas, Federico Valverde humbi një mundësi të artë. Pas ekzekutimit të një goditjeje të lirë, ai mori topin, kontrolloi mirë dhe goditi fort, por tentativa u ndal nga një mbrojtës, duke i mohuar Realit një gol të shpejtë.
Barazohet shpejt ndeshja në ‘Bernabeu’, Nico O’Reily, shtyn topin në rrjetë u gjendur në vendin dhe kohën e duhur, duke mposhtur Courtois, 1-1. Përmbys rezultatin City: Haaland realizon një 11-metër të akorduar nga sistemi VAR, për ndërhyrje të gabuar të Rudiger-it ndaj gjigantit norvegjez, 1-2.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






