Transmetuar më 10-12-2025, 21:14

Tiranë- Ish-presidenti Alfred Moisiu është nderuar sot me medaljen Ylli i Madh i Urdhrit Suprem të Shqiponjës.

Moisiu, në fjalën e tij pasi mori medaljen, u shpreh se gjithë jetën e tij ia ka kushtuar kombit.

Ai tha se falënderon familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët, që kanë shërbyer si shtysë motivimi në punën e tij.

“Ju falënderoj shumë për këtë medalje. Në moshën time, 96 vjeç, ky vlerësim merr tjetër kuptim për mua, si dëshmi e përpjekjeve për vendin dhe qytetarët. Falënderoj familjen, bashkëpunëtorët, miqtë, që më kanë dhënë forcë e motivim të vazhdueshëm.

E konsideroj këtë medalje, si mesazh se vlera, puna dhe integriteti mbeten gjithmonë të çmuara. Në familjen time, dashuria për atdheun ka qenë motiv i trashëguar. Ju siguroj se do vazhdoj më tej, pavarësisht nga mosha. Gjithmonë do jem në shërbim të kombit tonë”, tha Moisiu.

Në ceremoninë solemne të 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, u nderuan një sërë personalitetesh të shquara në fusha të ndryshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit