

Policia greke, me urdhër të Prokurorisë së Pireut, publikoi identitetin dhe fotot e dy personave të arrestuar për abuzim të rëndë seksual ndaj fëmijëve nën 12 vjeç.
Të dyshuarit janë Markos Kimonas Miclea, 20 vjeç nga Rumania dhe Edmond Hoxha, 40 vjeç nga Gjergjani i Elbasanit të cilët janë arrestuar më 21 dhe 24 nëntor 2025.
Ata akuzohen për akte seksuale me të mitur, bashkëpunim në këto akte, ekspozim seksual para një fëmije nën 14 vjeç dhe posedim të materialeve pornografike me fëmijë.
Sipas hetimeve, 20-vjeçari ka përfituar nga besimi i familjes së viktimave dhe ka ftuar 40-vjeçarin në shtëpinë e tij, ku kanë kryer veprat penale.
Në posedim të tyre u gjetën shumë video dhe foto me përmbajtje të rëndë të fëmijëve nën 12 vjeç.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






