Transmetuar më 10-12-2025, 17:32

Të mërkurën u publikua logo dhe tema kryesore e Galasë të Festës së Pranverës të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) për vitin 2026. Me temën "Kuaj në vrapim – Vrull i Pandalshëm", Galaja fton kinezët në mbarë botë të festojnë natën e Vitit të Ri Kinez në një atmosferë të gëzueshme.

Viti 2026 do të jetë viti i kalit sipas kalendarit hënor kinez. Kali ka shpirtin pionier dhe sipërmarrës të kombit kinez që jep besim për të ardhmen. Në lashtësinë kineze, kali quhet “Qiji” që ka të njëjtin shqiptim me fjalën“Mrekulli”.

Logo e galasë ka elemente tradicionale kineze. Ajo përshkron katër kuaj që galopojnë krah për krah teksa ngjiten në një shkallë, për të shfaqur bukurinë tradicionale dhe zhvillimin e epokës së re.

Galaja e Festës së Pranverës të CMG-së në vitin e kalit, do të shoqërojë kinezët anembanë botës për të mirëpritur një vit të gjallë, të mbarë dhe të begatë të Kalit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit