Transmetuar më 10-12-2025, 17:04

Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga Prokuroria e Fierit, e cila ka dërguar në gjyq një person, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.

Hetimet nisën nga ankimimi i vetë të dëmtuarës, një shtetase me iniciale K.Ç. Prokuroria thotë se pas kryerjes së një vizite mjekësore ajo ishte informuar se ishte shtatzënë prej dy muaj. Ekspertimi psikiatriko-ligjor vërtetoi se ajo prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6-vjeçari.

Në vijim, autoritetet kanë marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë.

Pas këtij konstatimi është ripyetur e dëmtuara. Ajo ka pohuar faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M.Ç., për të cilin tregonte se ky person kishte abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera, ku tregohej se e dëmtuara kishte treguar për këtë ngjarje.

“Shtetasi M. Ç., duke përfituar nga gjendja ekonomike, mendore dhe familjare e tyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Në këto kushte u krye ndalimi i menjëhershëm i këtij shtetasi”, njoftoi prokuroria.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit