Transmetuar më 10-12-2025, 16:17

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 10 personave të dyshuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal “Rraja”, i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian, kryesisht Gjermanisë.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Forcat Operacionale, drejtoritë vendore të policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, Forca e Sigurisë Kombëtare dhe BKH, nën drejtimin e SPAK-ut. Gjatë aksionit janë kryer 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë sekuestruar 415 mijë euro, 7 mijë paund, 1 milion lekë, një armë zjarri me municion, dy armë gjahu, shtatë telefonë celularë, katër automjete, një jelek antiplumb dhe një palë dylbi.

Sipas hetimeve, personat e arrestuar dyshohet se kanë trafikuar kokainë dhe cannabis, ndërsa të ardhurat e përfituara dyshohet se janë investuar në pasuri të paluajtshme. Materialet procedurale i janë referuar SPAK-ut për vijimin e hetimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit