Transmetuar më 10-12-2025, 16:13

Një banesë në fshatin Guras të Pogradecit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Familjarët që ndodheshin në banesë janë evakuuar në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë përcaktuar ende, ndërsa grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit