Transmetuar më 10-12-2025, 13:48

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat bëri një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se dosja Balluku është ndarë.

Sipas tij, SPAK ka ndarë çështjen në dy dosje, një për Ballukun dhe tjetrën për Ramën.

“Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut, ka theksuar se pezullimi nuk është në shkelje. Edi Rama ka hallin se është në radhë. Pas Lubisë…e keni marrë vesh që është ndarë dosja dysh, dosja e Lubisë dhe e Ramës. Nuk mund të flejë më dosja e Ramës. Nuk do të jem indiferent. Por do të jenë ata që do të imponojnë nëse kërkon ky që t’i konfiskojë në këtë mënyrë.

Dje për herë të dytë, iu përmendi gjykatësve rrogat sikur i ka nga fondet e Surrelit. Akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet që t’i kërcënojë.

Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të gatshëm për protesta, për t’u ndarë nga këta hajdutë që si ka pasur kurrë shteti shqiptar.”, tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit