

Elbasan, një 58-vjeçare gjendet pa shenja jete në banesë, rasti nën hetim
Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Elbasanit, një shtetase 58-vjeçare, me iniciale Q. B., është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet, dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur në rrethana personale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






