Transmetuar më 10-12-2025, 11:15

Durrës, 10 dhjetor 2025 – Dy persona janë gjetur të pajetë ditën e djeshme në qytetin e Durrësit, në dy ngjarje të ndara.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, viktimat janë një 82-vjeçar dhe një 62-vjeçar, për të cilët nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se kanë humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Në njoftimin zyrtar thuhet se më 09.12.2025:

Në fshatin Kalush, në tokën në pronësi të tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi H. B., 82 vjeç. Këqyrja paraprake nuk konstatoi shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale;

Në lagjen nr. 13, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi B. M., 62 vjeç. Edhe në këtë rast, këqyrja paraprake nuk evidentoi shenja dhune dhe vdekja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon procedurat për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit