

SHKODËR- Pronari i biznesit ‘Lufa Print’ që iu vu tritoli ditën e djeshme, Lulzim Mehmetaj ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me askënd. I marrë në pyetje nga Policia, Mehmetaj është shprehur se gjatë gjithë kohës që ka operuar në biznesin e tij, nuk ka pasur probleme me askënd.
Policia nga ana tjetër po heton si pistë potenciale atë të konkurrencës. Shpërthimi u raportua një natë më parë në një biznes me reklama në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.
Të rinjtë pasi kanë vendosur tritolin në biznesin ‘Lufa Print’, subjekt në pronësi të Lulzim Mehmetit, janë filmuar nga kamerat duke u larguar nga vendngjarja. Ndërkohë nga kamerat e sigurisë mësohet se kanë qenë dy persona me motocikletë ku njeri vendos lëndën plasëse dhe largohen
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






