

Papa Leo XIV ka komentuar mbi komentet e fundit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në intervistën e tij, në të cilën ai tha se Evropa ishte në rënie dhe kishte udhëheqës "të dobët".
Sipas mediave të huaja, i pyetur nga një gazetar nëse mendon se plani i paqes i SHBA-së për Ukrainën është i drejtë, Papa tha se "preferon të mos komentojë për këtë".
Por pastaj Papa shtoi: "Mendoj se për fat të keq disa pjesë të kësaj që kam pare, kanë bërë një ndryshim të madh në atë që për shumë, shumë vite ishte një aleancë e vërtetë midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara”.
"Vërejtjet që bëhen për Evropën edhe në intervistat e fundit, mendoj se po përpiqen të shpërbëjnë atë që… duhet të jetë një aleancë shumë e rëndësishme sot dhe në të ardhmen", shtoi ai.
Ai vazhdoi duke iu referuar në mënyrë të qartë presidentit të SHBA-së duke thënë se:
"Pra, është një program që Presidenti Trump dhe këshilltarët e tij e kanë hartuar. Ai është Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë, por ka një numër gjërash në të që mendoj. Ndërsa ndoshta shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara do të ishin dakord, mendoj se shumë të tjerë do t’i shihnin gjërat në një mënyrë tjetër."
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






