

Mëngjesin e sotëm policia ka goditur një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe Rexhep Rraja, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.
Të arrestuarit janë identifikuar si: Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja. Ata akuzohen për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup kriminal të strukturuar.
1-Marvin Genci Bushati dt 26/04/1982 Lindur ne Shkoder banues Tirane
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani i dt 05/08/1974 lindur dhe banues ne durres
3-Sokol Myslym Qaja dt 22/02/1984 lindur dhe banues Tirane
4-Gazmir Xhemali Rraja dt 02/02/1990 lindur dhe banues ne Nikel Fushkruje
5-Perparim Kadri Rraja id 02/07/1975 lindur dhe banues Fushkruje Nikel
6-Rexhep Rraja i dtl 19/04/1994 lindur dhe banues ne Fushkruje Nikel
Keto shtetas akuzohen per veprat penale trafikimi i lendeve narkotike e kryer ne bashkepunim ne formen e vecante te bashkpunimt ate te grupit te strukturuar kriminal parashikuar nga nent 283/a/1 dhe 28 pika 4 te 333/a si edhe neni 334/1 K Penal.
Rexhep Rraja është një emër i njohur për publikun edhe për ngjarje të tjera të dhunshme. Ai u filmua në vitin 2023 duke sulmuar dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën me shkop bejsbolli, në një episod ku u përfshinë edhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja.
Përveç kësaj, Rexhep Rraja ka qenë i përfshirë edhe në raste dhune ndaj të dashurës së tij, Xhisiela Maloku, ku ngjarja u bë publike pas denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, i cili më pas pretendoi se ishte kërcënuar nga Xhelal Rraja për të mbyllur çështjen.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






