Transmetuar më 10-12-2025, 07:45

SHBA – Leo Messi është shpallur “Lojtari më i mirë i vitit” në kampionatin amerikan të futbollit për të dytin vit radhazi, duke vendosur një rekord të ri pasi bëhet i pari futbollist në historinë e Major League Soccer, që e fiton këtë çmim për dy vjet njëri pas tjetrit.

Po kështu, Leo Messi fitoi edhe “Këpucën e Artë” me 38-vjeçarin që e mbylli kampionatin me 29 gola të shënuar dhe 19 asist, duke tejkaluar bilancin me 20 gola e 16 asist të vitit 2024

Me një kontribut prej 48 golash dhe asistesh të marra së bashku, bilanci i Messit është i dyti më i miri në historinë e MLS-së pas atij të Carlos Velës në 2019. Lionel Messi vendosi rekord edhe përsa i përket “play-off”-it të MLS-së me 6 gola të shënuar dhe 9 asiste në këtë fazë të kampionatit.

Që nga transferimi i tij në korrik të 2023 Messi ka udhëhequr Inter Miamin drejt fitores së Leagues Cup në 2023 dhe Supporters’ Shield 2024 dhe ka një kontratë me skuadrën nga Florida deri në 2028

Çmimi “London Donovan i MLS”-së (Lojtari më i mire i vitit) në kampionatin amerikan të futbollit ka filluar të jepet që nga viti 1996. Lionel Messi është futbollisti u dytë që e fiton këtë çmim 2 herë pas Preki në 1997 dhe 2003 dhe i katërti lojtar që fiton si çmimin “MVP” ashtu edhe “Këpucën e Artë” të kampionatit brenda një sezoni.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit