Transmetuar më 09-12-2025, 22:59

KOSOVË, 9 dhjetor 2025 Një 26-vjeçar nga Leposaviqi ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident të rëndë automobilistik që ndodhi një ditë më parë në veri të Kosovës. Viktima, me inicialet M.Dh., i lindur në vitin 1999, po trajtohej në gjendje kritike, por nuk arriti t’i mbijetonte dëmtimeve të marra.

Lajmi u konfirmua për Klan Kosova nga zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi, i cili tha se përkundër përpjekjeve të mjekëve, i riu ndërroi jetë në spital. “Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur”, deklaroi ai.

Aksidenti përfshiu dy automjete dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që rezultatet paraprake të zbardhin dinamikën e përplasjes që i mori jetën të riut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit