

SHKODËR, 9 dhjetor 2025 — Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mbrëmjen e së martës qytetin e Shkodrës. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, ku sipas informacioneve paraprake, tritoli është vendosur pranë një biznesi lokal.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për të kryer hetimet e para. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë ende në vlerësim.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se po verifikohen kamerat e sigurisë dhe po mblidhen dëshmi nga banorët e zonës për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Hetimet po vijojnë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në lagjen "Skënderbeg", Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






