

DURRËS- Një tragjedi ka ndodhur ditën e dielë në Portin e Durrësit, ku një elektriçist 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike. Avaz Yafarov po punonte në bord të anijes “Kyebele” me flamur panamez, ku edhe pësoi incidentin fatal që i mori jetën gjatë detyrës.
Sakaq në lidhje me këtë ngjarje, në pranga kanë rënë shtetasit A. Z., nga Azerbajxhani, dhe D. L., nga Gjeorgjia, të dy nën akuzën për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
NJOFTIMI:
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 07.12.2025, mbi humbjen e jetës së shtetasit nga Azerbajxhani, J. A., dyshohet pas rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës në anijen ku ishte marinar, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan kapitenin dhe inxhinierin e anijes, përkatësisht shtetasin A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe shtetasin D. L., banues në Gjeorgji, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






