Transmetuar më 09-12-2025, 12:27

Bilisht- Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, për shkak të plagëve të rënda, viktima ka humbur jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për identifikimin e viktimës dhe njoftimin e familjarëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit