

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar sot pro kandidaturës së Joni Ketës për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), struktura që njihet gjerësisht si “FBI-ja shqiptare”.
Keta, i propozuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), mori 11 vota pro dhe asnjë kundër, duke u konfirmuar në krye të institucionit për një mandat 5-vjeçar.
Procesi i votimit dhe vëzhgimi ndërkombëtar
Në sallën e KLP-së ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian, të cilët ndoqën nga afër procesin e përzgjedhjes.
Gara për drejtimin e BKH-së
Për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit garuan 7 kandidatë, mes tyre figura me eksperiencë në polici dhe prokurori. Joni Keta doli fitues përballë:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Kush e drejtoi BKH-në më parë
Gjatë mandatit të parë 5-vjeçar, BKH-ja u drejtua nga Aida Hajnaj, e cila udhëhoqi ngritjen dhe konsolidimin e strukturës hetimore në bashkëpunim të ngushtë me SPAK.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






