Transmetuar më 09-12-2025, 09:20

Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës është gjetur i pajetë në Fshatin Fshat në Klos, në rrugën e Arbrit. Policia thotë se 39-vjeçari dyshohet që të jetë hedhur nga ura, rreth 160 metra e lartë, gjatë mbrëmjes së të hënës, rreth orës 23:40.

Trupi i pajetë u nxor nga humnera pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e zjarrfikësve, forcave Shqiponja dhe policisë së Burrelit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia po bën ekspertizën në Tiranë nëse ka kryer vetëvrasje apo është vrarë.

"Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.", njoftoi policia.

Klodian Kulla ishte emër i njohur për policinë. Ai u arrestua në prill të vitit 2021 pas një operacioni të SPAK për arsenal armësh bashkë me 8 të tjerë. Në kërkim u shpall edhe i vëllai Akil Kulla, ndaj të cilit, GJKKO dha në qershor të atij viti dënimin me 8.8 vite burg.

Klodian Kulla ishte nipi i Nehat Kullës, i cili njihej si “Gjenerali” dhe banda e tij veproi në Tufinë në vitet 1997-1998.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit