Transmetuar më 09-12-2025, 09:19

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “SHADOW”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Klemjan Perndreu, 32 vjeç, banues në fshatin Kapedan.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit