

Djali 39 vjeçar që humbi jetën sot në Klos është Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës, i njohur si Gjenerali.
I riu, pak para mesnatës duke gdhirë dita e sotme, u hodh nga ura në Klos duke ndërruar jetën në mënyrë të dhimbshme.
U deshën disa orë derisa sot në mëngjes forcat policore të nxirrnin trupin nga terreni i vështirë.
Nehat Kulla ishte akuzuar vite më parë si kreu i një prej bandave më famëkeqe në Tiranë.
Ai u dënua në vitin 2019 dhe ndërroi jetë një vit më vonë më 2020 në burgun e Fushë Krujës.
Nehat Kulla u dënua me 20 vjet burgim për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.
Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.
Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetes edhe nofkën Gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






