Transmetuar më 09-12-2025, 08:26

Vdekje të dhimbshme ka zgjedhur një i ri në Klos duke i dhënë fund jetës me hedhje nga ura.

Viktima është Klodian Kulla, 39 vjeç, raporton noa.al.

Pak para mesnatës duke gdhirë dita e sotme, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, Klodian Kulla dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën, tha policia lokale.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit