Transmetuar më 08-12-2025, 21:12

TIRANË, 8 dhjetor 2025 – Java e 15-të e Superiores u mbyll me një fitore të rëndësishme për Elbasanin, që triumfoi 1-0 ndaj Vllaznisë në një sfidë me intensitet të lartë. Shkodranët u vendosën në vështirësi që në minutën e 26-të, kur Gjini u ndëshkua me karton të kuq, duke ndryshuar ekuilibrat e lojës.

Goli vendimtar u shënua nga Tsague, i cili i dha Elbasanit tre pikë të arta dhe e çoi skuadrën në kuotën e 29 pikëve, duke mbajtur i vetëm kreun e klasifikimit. Vllaznia mbetet në vendin e katërt me 25 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Dinamo regjistroi një fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Flamurtarit, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për pjesën e mbetur të kampionatit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit