Transmetuar më 08-12-2025, 20:59

ZAGREB, 8 dhjetor 2025 – Arbër Hoxha po kalon një sezon mbresëlënës me Dinamon e Zagrebit, duke u bërë një nga pikët më të forta të skuadrës në kampionatin kroat. Sulmuesi kuqezi siguroi një pikë të vlefshme në duelin ndaj Hajdukut të Splitit, me një gol të shënuar në minutat e fundit.

Trajneri i njohur kroat, Krunoslav Renduliç, ka vlerësuar lart paraqitjet e tij, duke e cilësuar Hoxhën si një shembull për t’u ndjekur nga çdo lojtar që kërkon të fitojë vendin në formacion.

“Kur mendon për statusin e tij në fillim të sezonit, pak kush do të kishte imagjinuar se do të bëhej heroi i Dinamos në fund. Ka luajtur në mënyrë fenomenale në ndeshjet e fundit,” u shpreh Renduliç.

Ai theksoi se qetësia, puna dhe durimi e kanë çuar Hoxhën drejt suksesit: “Hesht, puno dhe prit shansin tënd. Stërvitu fort dhe kur të vijë momenti, shfrytëzoje. Vetëm kështu del në krye.”

Me formën e tij të shkëlqyer, Arbër Hoxha po kthehet në një nga historitë më pozitive të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare këtë sezon.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit