Transmetuar më 08-12-2025, 20:11

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur Japoninë ditën e sotme. Në rrjete sociale janë shpërndarë me shpejtësi pamje që tregojnë momentet e goditjes nga tërmeti. Lëkundja ka qenë shumë e fortë.

Disa persona u raportuan se u plagosën në një hotel në Aomori, ndërsa një burrë në qytetin Tohoku, mori plagë të lehta.

Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, ndërsa 90 000 banorëve iu kërkua të strehoheshin në qendrat e evakuimit.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu cunami në zona të ndryshme të Japonisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit