

RROGOZHINE – Java e 15-të e Abissnet Superiores mbyllet sot me 3 takimet e fundit. Kampionët në fuqi të Egnatias kanë arritur të marrin një fitore tepër të rëndësishme në garën për kreun, duke mundur në këtë javë Vorën me rezultatin 2-0.
Sfida e luajtur në Rrogozhinë foli për kampionët në fuqi edhe pse pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Vendasit kaluan në avantazh falë një penalltie të shndërruar në gol nga Albaneze në minutën e 51’. Ndërkohë që për të siguruar fitoren dhe pikët, mendoi ndreca me golin e tij në minutën e 68-të
Minutat n vazhdim nuk prodhuan asgjë më për të ndryshuar rezultatin i cili mbeti I tillë deri në fërfshëllimën përfundimtare të gjyqtarit. Me këtë fitore, Egnatia ngjitet në vendin e parë me 28 pikë përkohësisht pasi këtë pozicon mund t’ja rrezikojë Elbasani ose Vllaznia që po luajnë përballë njërja-tjetrës në Elbasan Arena aktualisht pasi janë respektivisht elbasanasit me 26 pikë ndërsa Shkodranët i ndjekin me 25, ndërsa Vora tashmë kalon në zonën e ftohtë ku luftohet për mbijetesën në Superiore, ku aktualisht renditet në pozicionin e 7-të me 16 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të 8-të. Ndeshja tjetër që po luhet gjithashtu në këto momente është ajo mes Flamurtarit dhe Dinamos në Vlorë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






