

TIRANË, 8 dhjetor 2025 — Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji iu bashkua protestës së thirrur këtë të hënë nga opozita para Kryeministrisë, në kuadër të nisjes së “Foltorja 2”. Siç shihet edhe në pamjet nga vendngjarja, Salianji ishte i pranishëm mes protestuesve, pavarësisht debatit të hapur brenda PD-së pas takimeve të fundit me demokratët e primareve dhe strukturat e Durrësit.
Protestës iu bashkua edhe lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili pritet të mbajë fjalimin kryesor. Organizatorët kanë vënë në qendër të kësaj proteste shqetësimet e të rinjve, duke e lidhur simbolikisht tubimin me 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë.






Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






