

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur sot protestën e radhës para Kryeministrisë, ose ndryshe “Foltorja 2”. Qytetarë të shumtë dhe mbështetës të Partisë Demokratike i janë bashkuar “Foltores”. Protestës iu bashkua edhe Lideri i opozitës Sali Berisha, i cili pritet të mbajë fjalim. Në "foltoren" para kryeminisrisë i pranishëm është edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili gjithashtu ka nisur nga Durrësi ditë më parë një lëvizje për riorganizimin e PD-së.
Gjatë kësaj proteste, në qendër të vëmendjes do të jenë të rinjtë dhe problematikat të cilat i shqetësojnë, duke përkuar dhe me ditën e sotme të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë. Më herët kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se do të ketë edhe takime nëpër rrethe.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






