Transmetuar më 08-12-2025, 16:48

Top Channel ka bërë të ditur se sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do të nisë më 20 dhjetor, duke rikthyer në ekran një prej formateve më të ndjekura dhe më të komentuara në vend. Moderimin këtë vit do ta mbajë Ledion Liço, i cili rikthehet në drejtimin e spektaklit që ka thyer rekorde audience ndër vite.

Ndërkohë që rrjetet sociale po vlojnë nga emrat e mundshëm të konkurrentëve, Top Channel nuk ka zbuluar ende zyrtarisht se kush do të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë 24 orë nga 24 gjithë zhvillimet e reality show-t përmes dy kanaleve të dedikuara në platformën DigitAlb.

“Big Brother VIP 5” pritet të mbajë të mbërthyer para ekranit miliona shikues brenda dhe jashtë vendit, duke hapur një sezon të ri emocionesh, surprizash dhe dinamike të forta mes banorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit