

GREQI- Protestat e fermerëve në Greqi kanë përshkallëzuar dhe kanë çuar në përplasje me efektivët e policisë. Kjo situatë ka shënuar disa incidente në qytetet si Heraklion dhe Hania, ku dy oficerë policie janë plagosur. Më pas, fermerët kanë goditur me gurë furgonin e policisë dhe kanë përdorur armë kimike ndaj tyre.
Mediat greke shkruajnë se fermerët hynë në aeroportin Nikos Kazantzakis në Heraklion me mjete bujqësore, duke e bllokuar plotësisht atë. Ndërsa fermerët dhe blegtorët nga Akaia hynë në qytetin e Patras me traktorë dhe mjete bujqësore, nëpërmjet rrugës kryesore perimetrale, ku marshimi i tyre ka destinacionin përfundimtar ndërtesën e Rajonit të Greqisë Perëndimore.
Sapo fermerët dhe blegtorët mbërritën në rrugën kryesore perimetrale, ata bllokuan kryqëzimin e Glafkos, ndërsa forcat e policisë që ishin në gatishmëri ngritën një barrierë në mënyrë që ata të mos shkonin drejt portit jugor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






