Transmetuar më 08-12-2025, 14:07

Romë- Mediat italiane kanë publikuar foto dhe detaje nga arratisja e 41-vjeçarit Taulant Toma, nga burgu i sigurisë së lartë në Milano.

I dënuari shqiptar mund të konsiderohet një ‘mjeshtër’ i arratisjeve, pasi kjo e së dielës është hera e katërt që ai ia del të largohet nga burgje të ndryshme.

Hetuesit po analizojnë telekamerat e sigurisë për të kuptuar mënyrën dhe oraret e arratisjes, si dhe për të kuptuar se si ai arriti të kalojë murin rrethues, i cili është rreth gjashtë metra i lartë.

Taulant Toma ishte dënuar për krime të ndryshme, përfshirë vjedhje me dhunë dhe arratisje të mëparshme nga burgu.

Ai ishte një nga të paktët të cilët ishin arratisur disa herë nga burgu, duke rikthyer kujtime edhe tek qyteti i Ternit, ku u arratis për herë të parë në vitin 2009 nga burgu i Sabbione, gjatë një ndeshjeje futbolli brenda qelisë.

Kërkimet atëherë zgjatën javë me radhë dhe përfshinin helikopterë dhe njësitë me qentë e trajnimit.

Ai u kap më vonë në një shtëpi të braktisur në provincën e Pavia-s.

Më pas, ai u arratis edhe dy herë të tjera në vitin 2013: në shkurt nga burgu i Parma-s së bashku me një bashkëkombës dhe më pas u arrestua në Belgjikë në shtator, vetëm që të arratisej sërish nga burgu i Lantin afër Liège në dhjetor të po atij viti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit