Transmetuar më 08-12-2025, 12:45

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i identifikuar me inicialet S.K., i dyshuar për vjedhje të përsëritura në disa biznese të kryeqytetit. Arrestimi u krye gjatë operacionit policor të koduar “Përsëritësi”.

Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan veshje policie, një radio komunikimi, pranga, municion luftarak, si edhe një shumë parash që dyshohet se janë të vjedhura. Hetimet paraprake treguan se i riu kishte shitur pajisje të ngjashme edhe tek një shtetas tjetër, ndërsa po vijon puna për identifikimin e burimit të sigurimit të këtij materiali të kundërligjshëm.

Sipas Policisë, 21-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Hetimi ka zbuluar se më 20 nëntor 2025 ai ka kryer vjedhje me thyerje në një market, ndërsa dyshohet se ka nxitur edhe një të mitur 13 vjeç të marrë pjesë në dy vjedhje të tjera të ndodhura më 6 dhjetor.

Të gjitha sendet e sekuestruara janë marrë në cilësinë e provës materiale. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e procedurave të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit