Transmetuar më 08-12-2025, 12:44

Një aksident është regjistruar në qytetin e Durrësit, në rrugën “Bajram Curri”, ku një automjet ka përplasur një nënë dhe fëmijën e saj të mitur teksa po kalonin rrugën. Sipas informacioneve zyrtare, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale T.A., është larguar nga vendi i ngjarjes pas përplasjes.

Nëna dhe fëmija u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas Policisë, pas mjekimit janë larguar në banesë, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj shoferit për aksidentim rrugor dhe largim nga vendngjarja.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit