

8 Dhjetor 2025
Zonja dhe zotërinj, sot pas 35 vitesh, qytetarët shqiptarë kujtojnë dhe nderojnë këtë ditë pasi Edi Rama, pasardhës direkt biologjik i etërve xhelatë të regjimit komunist, Kristaq Ramës që në gusht të vitit 1988 kishte firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe kushedi sa e sa kundërshtarëve të regjimit, dhe Spiro Kolekës, i cili edhe më 11 dhjetor në mëngjes kërkoi shtypjen me tanke të lëvizjes studentore, ka vendosur në Shqipëri diktaturën autoritare, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
Armik i votës së lirë dhe skllav i pushtetit të tij të krimit, ai ka zëvendësuar zgjedhjet e lira me farsën zgjedhore.
Ai ndërtoi në Shqipëri jo vetëm narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, por instaloi regjimin më kleptokratik që shqiptarët kanë njohur në ekzistencën e tyre.
Kurrë ky komb nuk ka pasur në krye një dyshe të tillë siç ka Edi Ramën dhe Lubi Ballukun që ta ketë vjedhur atë as një të qindtën e atyre që kanë vjedhur këto dy monstra të vjedhjes dhe të grabitjes së pasurive kombëtarë të shqiptarëve.
Ai sot është i pari kryeministër në historinë e Europës që mbron publikisht vjedhjet e tij dhe të ministrave të tij.
Sot, në Ditën e Rinisë, më 8 dhjetor, Edi Rama vjen si armiku më i egër i të rinjve shqiptarë në tërë historinë tonë.
Në 10 vite të sundimit të tij plaçkitës dhe narkoregjim, me politikat e tij përzuri nga Shqipëria mbi 700 mijë të rinj dhe të reja, apo rreth 70 përqind të të rinjve shqiptarë. Edi Rama, me ndihmën e Xhorxh Sorosit, mafies ndërkombëtare të ekstremit të majtë, bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, pra për të varrosur përfundimisht pluralizmin politik dhe idealet e dhjetorit 1990.
Por dështoi sepse ato ideale janë të pavdekshme, ato frymëzojnë sot çdo opozitar shqiptar, çdo të ri shqiptar të qëndrojë me guxim në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre. Ata sot janë më të vendosur se kurrë të shporrin nga pushteti narkomafien dhe kleptokracinë me në krye Ramaduron që sot po i rrëshqet toka nën këmbë.
Sot përsëri në këtë udhëkryq në të cili ndodhet Shqipëria, shpresat e vetme për të përmbysur regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare, është Gjenerata Z e saj, është ajo gjeneratë që këto dy vite ka bërë historinë e lirisë në botë, në Bangladesh, në Nepal dhe vende të tjera duke përmbysur diktaturat autoritare.
Unë kam besimin më të madh se Gjenerata Z e të rinjve shqiptare, trashëgimtare e idealeve të rinisë studentore të dhjetorit 1990, do përmbushë misionin e saj.
Ndaj dhe duke u uruar gëzuar këtë ditë, u bëj thirrje të rinjve shqiptarë të frymëzuar nga dita e lirisë, në lartësinë e idealeve të tyre dhe të përmbysim sa më parë këtë regjim të shëmtuar narkodiktatorial që po shkreton dhe po shkatërron Shqipërinë.
Nderim përjetë Azem Hajdarit, studentëve liberatorë të dhjetorit 1990.
Zoti e bekoftë rininë e Shqipërisë, misionin e saj.
Nderimin më të madh për dhjetoristët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






