

Korçë, 08 Dhjetor 2025 Një grua 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, ajo jetonte e vetme në një pallat në lagjen nr. 17. Ka qenë fëmija i saj ai që ka njoftuar policinë, pasi prej disa ditësh nuk kishte pasur kontakt me të. Dyshohet se e moshuara kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






