Transmetuar më 08-12-2025, 10:48

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja dhe i është dorëzuar autoriteteve shqiptare, në kuadër të operacionit policor “The Wanted”.

Shtetasi Ermal Gora, banues në Tiranë, akuzohet për përfshirje në një tentativë vrasjeje të ndodhur në maj të vitit 2023 në Berat, ngjarje e parandaluar falë ndërhyrjes së Policisë së Beratit gjatë operacionit “Objektivi”.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”;

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.

Hetimet paraprake tregojnë se Gora dyshohet se ka vepruar së bashku me tre persona të tjerë, me qëllim eliminimin e një shtetasi, por plani është ndërprerë nga policia.

Procedurat e ekstradimit u finalizuan në bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, ndërsa materialet i janë kaluar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit