Transmetuar më 08-12-2025, 10:37

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e së hënës në Vlorë, ku një i ri 26-vjeçar nga Tirana ka mbetur i plagosur në zonën e kokës pas një konflikti ende të paqartë.

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi Klevis Alilaj, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të qëndrueshme.

Sipas stafit mjekësor, ai ka marrë plagë sipërfaqësore dhe nuk rrezikon jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në ngjarje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit