

STAMBOLL, 7 dhjetor 2025
Një incident ajror është regjistruar sot në aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit, ku një aeroplan i kompanisë AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga pista menjëherë pas aterrimit. Lajmin e ka konfirmuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi.
Avioni me numër fluturimi TKJ76Q / VF102, që operonte linjën Prishtinë–Stamboll, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e saj. Sipas autoriteteve, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa u përdorur rrëshqitësit emergjentë, dhe nuk ka raportime për persona të lënduar.
Në një deklaratë, kompania AJet bëri të ditur se aterrimi ishte i rregullt, por avioni ka kaluar në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë zonën, duke shkaktuar devijimin.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë thirrje që në rast nevoje qytetarët të kontaktojnë për ndihmë:
Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara +90 542 711 80 99 [email protected]
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll +90 531 105 63 91 [email protected]


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






