

Dortmund merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa kaloi me shifrat 2-0 pengesën e Hoffenheim. Nga një gol për secilën pjesë mjaftuan për të besuarit e Kovac, për të marrë këtë sukses në shtëpi. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Brandt, në minutën e 43-të. Goli i dytë mban firmën e Schlotterbeck, në minutën e 60-të.
Verdhezinjtë e vendit të 3-të do të përballen në ndeshjen tjetër ndaj Freiburg. Hoffenheim i vendit të pestë pret Hamburgun.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






