

Kristjan Prenga është treguar i pamëshirshëm në ndeshjen e fundit. Boksieri shqiptar, në ‘Atlantic City’ të SHBA-së, ka mposhtur në më pak se 30 sekonda kundërshtarin amerikan, i cili kishte pritshmëri në këtë përballje.
Mjaftuan disa goditje tepër të forta në ije që Brandon Carmack të dorëzohej. Pasi e nisi vrullshëm amerikani mori mësime nga boksieri shqiptar, i cili e fitoi ndeshjen shumë më lehtë se sa pritej. Me këtë triumf Kristjan Prenga e rikonfirmoi veten si nga boksierët më të pamëshirshëm kur vjen puna te ‘nokauti’. Të 19 fitoret në karrierë Prenga i ka me ‘nokaut’.
Triumfi i tij ndezi dhe elektrizoj arenen e boksit Bally’s Atlantic City ku shqiptarët e Amerikës e duartrokiten me krenari të madhe për bashkatdhetarin e tyre. Fitorja e Prengës jo vetëm e rrit rekordin e tij personal, por edhe e forcon pozicionin e tij si një prej emrave më premtues të boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






